Ed Sheeran mendon se “Visiting Hours” është kënga më e mirë që ka bërë!

Ed Sheeran i ka befasuar fansat me publikimin e këngës “Visiting Hours”, e para nga album i ri i titulluar “=” (“Equals”), i cili do të publikohet zyrtarisht më 29 tetor.

Kantautori ka bërë të ditur në Instagram se kënga i kushtohet mikut dhe mentorit të tij të ndjerë, Michael Gudinski. “Mendoj se është puna më e mirë që kam bërë. Është kohezive dhe funksionon shkëlqyeshëm”, ka deklaruar këngëtari. Albumi do të ketë 14 këngë, ndërsa 30-vjeçari ka treguar se filloi ta shkruante dhe regjistronte që në qershor të viti 2017 dhe se ishte një proces shumë i gjatë.
Kënga “Visiting Hours” është shumë emocionale dhe i kushtohet mikut të tij të ndjerë, kurse Sheeran ka thënë se e shkroi këngën gjatë një periudhe zie.
Advertisement