Ajo dihet se fiton nëpër klasifikimet botërore muzikore, por në fundjavë Rihanna ka fituar edhe në arkëtimet e sallave të kinemave. Filmi i saj i animuar “Home” kryesoi me lehtësi me 52.1 milion $ nga 3,708 kinema amerikane, një fitim që i duhej shumë kompanisë DreamWorks Animation. Filmi me zërat edhe të Jim Parson dhe Jennifer Lopez, në të gjithë botën ka mbledhur një shumë prej 102.2 milion $ duke mundur dhe “Get Hard” komedinë me Will Ferrell dhe Kevin Hart që kish arkëtuar 3.8 milion $ në fundjavë. Ja tek e keni edhe renditjen e 10 filmave që kanë kryesuar arkëtimet nëpër kinematë amerikanë në fundjavën 27-29 Mars:
- “Home” – 52.1 Milion $
- “Get Hard” – 33.8 Milion $
- “Insurgent” – $21.5 Milion $
- “Cinderella” – $17 Milion $
- “It Follows” – $3.8 Milion $
- “Kingsman: The Secret Service” – $2.9 Milion $
- “Do You Believe?” – $2.3 Milion $
- “Run All Night” – $2.17 Milion $
- “The Second Best Exotic Marigold Hotel” – $2.11 Milion $
- “The Gunman” – $2 Milion $