Winnie the Pooh, vjen si film aksion

Disney është në hapat e parë të zhvillimit të një filmi aksion. Jo një film dosido, por atë që të gjithë e njohim si i ëmbli “Winnie the Pooh”.Përshtatjen do ta shkruajë Alex Ross Perry, ndërsa mësohet paraprakisht se ky version do të fokusohet në jetën e Christopher Robin si i rritur.
Njoftimi vjen në një kohë që Disney po lancon edhe filma të tjerë klasikë në versionet aksion, përfshi këtu edhe “Dumbo”, “E bukura dhe bisha” dhe “Liza në botën e cudirave”.
Më herët Disney ka bërë të ditur se po shkruhet edhe versioni i ri i “Mulan”, nga Elizabeth Martin dhe Lauren Hynek, me producent Chris Bender dhe J.C. Spink.

Advertisement