Home Celeb Rihanna feston fitoren e Arsenalit përkrah futbollistit shqiptar (Foto)

Rihanna feston fitoren e Arsenalit përkrah futbollistit shqiptar (Foto)

0
Rihanna feston fitoren e Arsenalit përkrah futbollistit shqiptar (Foto)

Dje u zhvillua ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Everton në stadiumin Emirates në Londër.

Ekipi i Arsenalit në të cilin luan edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, shënoi fitore ndaj Evertonit me rezultat 5:1. E futbollistët e ekipit fitues kishin edhe një tifoze të veçantë. Është fjala për yllin botëror të muzikës, Rihannën.

Bukuroshja ka bërë tifo për ekipin dhe pastaj ka pozuar me ta, e në mesin e futbollistëve ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. Ky  fundit  në rrjetet sociale ka postuar një fotografi me Rihannën, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen dhe duke e konsideruar atë si fatsjellëse.