Ricky Martin nxjerr video duke u puthur me partnerin

Kundër homofobisë…

Këngëtari dhe aktori i njohur, Ricky Martin, është i martuar prej disa kohësh me artistin suedez me origjinë siriane, Jwan Yosef.

Advertisement

Ata janë karantinuar bashkë dhe po e shijojnë kohën me njëri-tjetrin së bashku me 4 fëmijët e tyre, binjakët (Valentino dhe Matteo) që këngëtari i ka nga një nënë surrogato, kur ishte beqar dhe dy të tjerët, Renn Martin-Yosef dhe Lucia, të lindur pas lidhjes me Yosef.

Së fundmi, Martin iu bashkua klipit të këngës Residente, e titulluar “Antes Que el Mundo Se Acabe”, ku shfaqen disa çifte, duke u puthur dhe përqafuar, kundër paragjykimeve dhe homofobisë.

Në video, mund të shihni Ricky Martin dhe partnerin e tij, Jwan Yosef, Lionel Messi-n dhe bashkëshorten Antonela si dhe Ben Affleck-un dhe të dashurën Ana De Armas.

“Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Porto Ricon! Vëlla, faleminderit që u bërë pjesë e këtij mesazhi”, ka shkruar Ricky Martin.

Puthja e tyre ka marrë edhe më shumë vëmendje sepse në këtë vit festohet një përvjetor shumë i rëndësishëm për botën e LGBT.

Kanë kaluar plot 30 vjet që kur në 17 maj 1990 homoseksualiteti u hoq përfundimisht nga lista e sëmundjeve mendore në klasifikimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Burimi: Opinion.al