Rooney Mara është shtatzënë, pret fëmijën e parë me Joaquin Phoenix

Fituesi i ‘Oscar’-it Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, ka konfirmuar ekskluzivisht një burim për Page Six…

Dyshja e cila janë tejet rezervist në jetën private kanë mbajtur një profil të ulët gjatë pandemisë dhe kanë qenë duke u karantinuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Advertisement

Në fotografitë e fundit të Rooneyt, ajo kishte marrë vëmendje me veshjen e saj të gjerë, për të cilën thuhet se e kishte për ta kamufluar barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se çifti kishin lidhur kurorë në vitin 2016 pasi kishin luajtur në një film së bashku.

Burimi: Lajmi.net