Përdorimi i photoshop-it në ditët e sotme është kthyer në një domosdoshmëri për të gjitha revistat, ku konkurrenca ka të bëjë thuajse gjithnjë me foton.

Por në numrin e radhës, revista e njohur amerikane “Vanity Fair” ka shkuar shumë larg duke gabuar si në foto-coverin e saj, por edhe në fotot e brendshme, duke publikuar jo një, por dy gabime trashanike.

Advertisement

Në foto janë moderatorja e njohur Oprah, aktorët Robert De Niro dhe Nicole Kidman, si dhe Reese Witherspoon. Aty dallohet Oprah me tre duar si edhe Reese Witherspoon me tre këmbë. Duket se vetë Oprah ka parë anën komike të gabimit, duke e ironizuar atë në “twitter”.