Reperi më i paguar i vitit është…

…edhe njëherë Jay-Z!

Revista e famshme Forbes realizoi një listë me 10 reperët me më shumë fitime për vitin 2018 (Kanye West qëndron në fund të listës). Diddy, që qëndroi në vend të parë për 3 vite, është rrëzuar nga froni pasi Jay-Z kryeson.

Advertisement

Publikimi i albumit “4:44” në 2017-n dhe turi “On the Run II” së bashku me Beyonce-n, i siguroi Jay-Z vendin e parë. Diddy mbeti në vendin e dytë, një renditje që favorizohet nga bizneset e tij si “Ciroc Vodka”, “DeLeon Tequila” etj. Gjithashtu Kendrick Lamar, Drake dhe J.Cole janë në Top5.

Lista për Top 5 vazhdon si në vijim:

1. Jay-Z: $76,500,000

2. Diddy: $64,000,000

3. Kendrick Lamar: $58,000,000

4. Drake: $47,000,000

5. J. Cole: $35,500,000