Momentet e veçanta së dasmës sekrete të Eliza Dushkut

Ka kaluar një muaj nga dasma e aktores me origjinë shqiptare, por më në fund ajo vendos të hapë albumin e ditës së saj të madhe.

Eliza Dushku, u martua gjatë muajit gusht në një ceremoni private në Boston, më datën 18 gusht 2018. Ajo i ka dhënë fund beqarisë me 54-vjeçarin, Peter Palandijan, një biznesmen i njohur amerikan dhe ish-lojtar tenisi.

Megjithëse e mbajti private martesën e saj, Eliza së fundmi vendosi të publikojë fotografitë e dasmës në Instagram.

Nga pamjet, aktorja duket të ketë qenë e mrekullueshme në fustanin e bardhë, ndërsa mjaft elegant dhe me stil është dukur edhe bashkëshorti i saj, Peter.

View this post on Instagram

♥️♥️ 8.18.18

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku) on