Mesa duket pjesmarrja në “The Voice Kids” i risolli frymëzimin dhe dëshirën për t’u rikthyer në tregun e muzkës.
Po flasim për Renis Gjokën, i cili ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij më të re me titull “SuperStar”.
Pikërisht për të folur për këngën, Renis Gjoka, ishte ftuar në Wake Up. Meqënëse klipi flet për një vajzë, Ori e pyeti nëse Renisi ka një fiksim në jetë.
“Çdo njeri ka fiksimet e veta në jetë. Dhe unë si gjithë të tjerët tha ai për një vajzë rri e mendoj. Tema është që ky djali, është ai djali që çfarëdo lloj gjëje që do e arrin. Ajo refuzon gjithë kohës, nuk është kollaj ta bësh për vete. Superstari është vajza”,- thotë Renisi.
Këtë herë Gjoka vjen me një klip mjaft të veçantë dhe me një stil pak ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’a shohim. Kënga gjithashtu është ritmike dhe shumë e bukur.
Po ju lëmë ta shijoni…