Romanca mes Johnny Depp dhe Amber Heard ishte ndër më problematiket. Pas 18 muajsh martesë, çifti nisën proçedurat e divorcit, ndërsa Amber pretendoi se aktori e kishte dhunuar fizikisht.
Depp e mohoi këtë akuzë, ashtu sikurse ka ngritur një padi 50 milion dollarëshe për shpifje. “DailyMail” ka shpërndarë një audio të regjistruar, ku dëgjohet biseda mes Heard dhe Depp. Aktorja jo vetëm që pranon se ka qenë ajo që ka ushtruar dhunë fizike ndaj artistit, por ka theksuar dhe një fakt: “Nuk mund te të premtoj se nuk do të bëhem më e dhunshme fizikisht. Ndonjëherë e humbas.”
Gjatë regjistrimit, Amber dëgjohet të thotë se ajo thjesht e kishte goditur aktorin, pa i shkaktuar ndonjë dëm më të madh. Avokati i Depp, Adam Waldman ka pranuar se audio është e regjistruar në 2015-tën, periudhë kur çifti ishin drejt përfundimit të martesës. Pra, ka qenë aktorja që e ka dhunuar yllin hollivudian, dhe jo e kundërta…
/News31.al/