E çuditshme por e vërtetë kjo thënie e ekzibicionistes Lady Gaga. Ajo duket se është mjaft e rreptë me trupën e baletit. “Nuk është aspak e kënqur nëse ndonjëri prej balerinëve bën seks përpara spektaklit. Ajo do të bëjë dashuri me të gjithë balerinët, por në skenë”,- ka thënë një burim i afërt me artisten. Sipas Lady Gaga nëse balerinët bëjnë seks përpara shfaqjes atëherë do të jenë të lodhur dhe nuk performojnë mirë. “Është një artiste që kërkon 100% nga skuadra e punës. Është një perfeksioniste manjake dhe kuron deri në detajet më të vogla”,- ka thënë po i njëjti burim.