Bashkëshortja, e cila është njëkohësisht dhe menaxherja e kapitenit të Interit, Wanda Nara, tha për “Corriere dello Sport” se janë dy klube të mëdha evropiane që kërkojnë Mauro Icardin.
Bëhet fjalë pikërisht për PSG dhe Real Madrid, ku Francezët duken më konkretë për momentin, duke e piketuar sulmuesin 25-vjeçar si zëvendësuesin e Edinson Cavani, në fund të sezonit. PSG është gati të ofrojë 1 milion euro në sezon për sulmuesin me nje kohëzgjatje 5 vjet, për një total të 40 milionë eurove. “Blerjet e reja” në futbollin francez përfitojnë 70% të vlerës së kontratës në vitin e parë të taksimit dhe ky shihet si një avantazh.
Edhe Real e ka në listë argjentinasin, së bashku me Kane e Leëandoëski, duke qenë se tani është mëse i sigurt largimi i Benzema. Të njëjtin përfitim ofron dhe Real Madrid për sulmuesin, ndërsa mund të shihet si bonus e drejta e imazhit, që shkon nga 30-50%. Shifra të frikshme, që Inter nuk mund t’ja ofrojë sulmuesit deri në fundin e këtij sezoni, kur do të vendoset edhe vazhdimësia e marëdhënies mes tyre.