NEW MUSIC| Genc Prelvukaj – “Shpirtin e zi”

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, njëherësh të parin për vitin 2020.

“Shpirtin e zi” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është punuar nga vet Genci, gjersa pjesa e refrenit është blerë nga kënga me po të njëjtin titull, e kënduar nga Ardian Rexhepi.

Klipi është realizuar në Prishtinë, nga produksionit Black Fish Entertainment.

Genci përndryshe ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit të kaluar me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Duket se me të njëjtin intensitet pune, ai ka vendosur ta vazhdojë edhe 2020-n. 

/Telegrafi/