Justin Timberlake zbulon anën e panjohur të jetës së tij në dokumentarin e ri.

Wednesday, November 25, 2026

Justin Timberlake ka vendosur të zbulojë anë të panjohura të jetës së tij përmes dokumentarit me katër episode, “Timberlake”. Këngëtari do të rrëfejë rrugëtimin profesional, marrëdhëniet personale dhe disa nga momentet më të diskutueshme të jetës së tij, përfshirë arrestimin për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Dokumentari, me regji të Fisher Stevens, përmban intervista me Timberlake, nënën e tij dhe bashkëpunëtorë të njohur si Timbaland dhe Pharrell Williams. Në trailer, artisti flet edhe për bashkëshorten Jessica Biel, të cilën e cilëson si “gjënë më të mirë që më ka ndodhur në jetë”, si dhe rikthehet te lidhja e dikurshme me Britney Spears dhe suksesi me grupin NSYNC.

Në një postim në Instagram, këngëtari pranoi se fillimisht kishte hezituar të përfshihej në këtë projekt, pasi një pjesë të madhe të jetës e kishte mbajtur gjithmonë private. Megjithatë, dokumentari u shndërrua në një përvojë shumë personale, që e nxiti të tregonte anën e tij më të brishtë.

“Fola për gjëra që mendoja se nuk do t’i diskutoja kurrë. Të hapurit e vetes gjatë këtij procesi ma ka ndryshuar vërtet jetën”, u shpreh ai.

Sipas një burimi pranë çiftit për revistën “People”, Jessica Biel e ka mbështetur plotësisht vendimin e bashkëshortit, duke e parë dokumentarin si një mundësi që ai të tregojë historinë e tij nga këndvështrimi personal, pas viteve të tëra kritikash publike.

Dy episodet e para do të publikohen më 11 dhjetor, i treti më 18 dhjetor dhe episodi përmbyllës më 23 dhjetor.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM