Protesta në Rrugën e Kombit/ Policë e qytetarë të plagosur, Rama kërcënon protestuesit

Protesta e sotme në Rrugën e Kombit për taksën e vendosur nga qeveria, doli jashtë kontrollit, pasi protestuesit shkatërruan tërësisht zonën ku ishte vendosur sporteli i vjeljes së taksës.

Protesta kaloi deri në përleshje fizike mes protestuesëve dhe policisë, nga të cilët kanë mbëtur disa të lënduar. Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Advertisement

Protesta nisi e qetë, por derivoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policies, ndërkohë që qytetarët akuzojnë policinë si provokues të dhunës.

Megjithatë, pas përleshjeve të dhunshme gjatë protestës ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook, ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike.

Statusi i plotë i Ramës në Facebook:

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!