Ky sigurisht është një hap mjaft i suksesshëm në karrierën e saj!

Ok, le ta marrim shtruar…

Advertisement

Sipas prive.al, burime të tyre të sigurta kanë thënë se Era do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit, që këtë vit zhvillohet në Moskë. Në 14 qershor, gjithë bota do të dëgjojë zërin e Erës, e cila do të performojë në krah të aktorit dhe këngëtarit amerikan Will Smith.

“Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt, në të cilin producent është DJ Deeplo. Xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Era padyshim u bë sensacion global në muzikën pop, duke marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare me projektin e saj “Bon Bon”, e më pas me “Redrum” dhe “I love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana dhe nëse ky lajm është 100% i vërtetë, për këngëtaren do të jetë një “BOOM” i madh.

Kampionati, që mbahet çdo 4 vjet dhe do të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi, është një ndër ngjarjet me të ndjekura në botë nga adhuruesit dhe jo adhuruesit e futbollit.