Princ Charles i ka vënë një nofkë interesante Meghan-it

Meghan Markle duket se ka një marrëdhënie kaq miqësore me vjehrrin e saj, Princin Charles, sa ky i fundit tani nuk e thërret më me emër. Për dukeshën, princi Charles ka një nofkë dhe shumë interesante madje.

Ai e quan Tungsten dhe jo më kot. Tungsten është një lloj materiali i ashpër dhe i pathyeshëm dhe sipas tij e tillë është Meghan. Që nëse do t`i gjenim sinonimet këtyre fjalëve do të ishin “këmbëngulëse” dhe “kokëfortë”.

Advertisement

Por gjithsesi, duket se marrëdhënia e tyre është mjaft e mirë. Meghan është po kaq e dashur me të dhe e vlerëson çdo ditë e më tepër.

E ndërsa vjehrri i saj është shprehur më shumë se njëherë se “Tungsten” është inteligjente dhe e sjellshme, por mbi të gjitha e bën Harry-in e lumtur. A mund të mos e pëlqesh?