Prezantuesja e Eurovision i kërkon Bushpepës: Bëj tatuazh emrin tim! (Foto)

Pas tre vitesh mungesë në finale të festivalit evropian të këngës, Shqipëria me këngën “Mall” e interpretuar nga këngëtari Eugent Bushpepa, ka arritur të sigurojë votat e duhura për tu kualifikuar në natën e madhe.

Advertisement

Ndër të tjera, nëse e keni humbur, ajo që ra në sy ishte flirtimi i prezantueses së Eurovisionit, Filomena Cautela me këngëtarin shqiptar.

Filomena Cautela iu drejtua ekipit të Shqipërisë për ‘ti përgëzuar për performancën dhe për të bërë një bisedë të shkurtër.

Ajo i tha këngëtarit shqiptar se i pëlqen shumë tatuazhet e tij dhe i kërkoi të bënte tatuazh emrin e saj.

“Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”, i tha Filomena Eugentit.

“Do ta mbaj në zemër”, ishte i menjëhershëm reagimi i këngëtarit shqiptar.

Kujtojmë se finalja e “Eurovision 2018” do të mbahet më 12 maj, ku do të zhvillohet gara mes 26 shteteve.