“Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”
Tabloidi vijon më tej duke treguar mbi jetën dhe aktivitetin artistik të këngëtarit.
“Eugent Bushpepa, i njohur si Genti, lindi në Rrëshen në 2 korrik të vitit 1984. Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në vitin 2006 iu bashkua një programi “Talk show” si këngëtar. Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend. Ai u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.
Eugent Bushpepa do të këndojë një këngë të shkruar në mënyrë posaçërisht për Eurovizion, të cilën ai gjithashtu këndoi në Festivali i Këngës.Kënga quhet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti. Ajo do të këndohet në gjuhën e tij shqipe.”,- shkruan The Sun.
Artikullin e plotë të “The Sun” mund ta lexoni duke klikuar këtu.