Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur “bilbilin” e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, në 85 vjetorin e saj të lindjes.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka ka uruar Pagarushën për ditëlindje, duke e quajtur atë si “të papërsëritshme” dhe si “artistja jonë e madhe”.
“Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.
Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”,-shkruan Meta në postimin e tij.