Mbrëmja e djeshme, ka qenë shumë e veçantë për Producentin Poo Bear, fitues i disa çmimeve Grammy, dhe autori i shumë hiteve që kanë shpërthyer charts-et ndërkombëtarë, me emra si Justin Bieber, Usher, J Balvin, Pink, Drake, Chris Brown e shumë e shumë të tjerë. Producenti prezantoj mbrëmë në “Neuehouse Hollywood”, dokumentarin e jetës së tij. Dhe sigurisht në këtë mbrëmje, nuk mund të mungonte Elvana Gjata. Ajo është parë ulur pranë Poo Bear, bashkëshortes së tij Ashley, dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes së Poo Bear, çka tregon hapur tashmë miqësinë e ngushtë të tyre.
Dokumentari “Afraid of Forever”, është realizuar për Red Bull TV, dhe është një dokumentar i cili përshkruan nga afër Poo Bear në karrierën e tij, si një motorr i pashtershëm muzike, por duke u futur edhe më në brendësi të jetës së tij personale, familjes dhe problemeve të kaluara, rrugëtimin e tij nga një njeri i pastrehë për shkak të goditjeve te tornadove në USA, në një përgjegjës kryesor të disa prej hiteve më të mëdha botërore. Sigurisht, pa harruar të nxjerrë në pah dhe njeriun, emocionet, frikat, gëzimet dhe hidhërimet e tij gjatë kësaj rruge…
Në këtë eveniment, ishin prezent edhe disa nga emrat më të njohur në muzikë si Chance The Rapper, Ty Dolla $ign e shumë të tjerë.