Përveç aftësive të tjera tashmë Siri do të mund të lexojë me zë të lartë edhe mesazhet e WhatsApp, në një përditësim të ri për iOS. Asistenti i Apple tashmë lexon mesazhet që ju vijnë me zë të lartë, duke e lehtësuar sadopak shërbimin për njerëzit që kanë probleme me shikimin, apo për ata që duan të përdorin telefonin pa e parë ekranin e tij. Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë risi në rubrikën “Rregullime” të WhatsApp, duke kërkuar që Siri tu lexojë mesazhet e fundit me komandën e thjeshtë “Hej Siri”. Edhe kthimi i përgjigjes me zë është i mundur gjithashtu, që kur WhatsApp shtoi këtë mundësi shtatorin e kaluar. Përditësimi 2.17.2 ashmë është i vlefshëm dhe punon në pajisjet me versionin iOS 10.3.