Lori Hoxha është një prej vajzave shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale dhe të gjithë interesohen ndopak për jetën e saj.

Gjatë verës së kaluar është xhiruar emisioni “Guximtarët” që transmetohet në Digitalb, ku prezente ishte dhe vetë Lori. Teksa udhëtonin drejt Llogarasë për të bërë një hedhje me parashutë me Bora Zemanin, vajza më me stil që njohim ka treguar pak për planet që ka në mendje.

Advertisement

Një prej planeve të saj është të ketë një emision të ideuar nga vetë ajo.
“Po mendoj për një program, format që ta shpik komplet unë, që s’e kam parë diku tjetër në televizione, të jem autore”,-u shpreh Lori. Insteresante do ishte të shikonim çfarë do thurte trashëgimtarja e Top Channel.