Pippa Middleton së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Motra e vogël e Dukeshës së Kembrixh dhe bashkëshorti i saj James Matthews janë shumë të emocionuar. Sipas burimeve, çifti i tregoi familjes dhe miqve pas tre muajve.
Kate nuk mund të ishte më e lumtur për faktin se edhe ajo, edhe e motra do të bëhen me fëmijë së shpejti. Dukesha pritet të lindë ditët në vijim, ndërsa Pippa në vjeshtë.
Është një vit i mbushur me evente për familjen mbretërore. Princ Harry dhe Meghan Markle do të martohen muajin tjetër, Kate Middleton do të bëhet nënë për herë të tretë, Mbretëresha mbushi 92 vjeç dhe së fundi, Pippa Middleton është shtatzënë.