Pas “Pokemon Go” që para dy vitesh ka “çmendur” fansat gjithandej tani rradhën e ka “Harry Potter”.
Është publikuar traileri i lojës “Harry Potter: Hogwarts Mystery” që del në pranverë e do të jetë e vlefshme për platmormat iOS dhe Android.
Fansat do të kenë mundësi të personalizojnë avatarin e tyre dhe të përjetojnë gjithçka Hogwarts-i ka për të ofruar – duke përfshirë këtu dhe zgjedhjen në shtëpinë përkatëse, leksionet me profesoreshë McGonagall dhe Hagridin, takimet me miqtë e armiqtë dhe shumë aventura të tjera.
“Harry Potter: Hogwarts Mystery” do të mbulojë dhe aspekte që nuk janë të treguara në seri, si fëmijëria e Harry dhe kohën kur pjesëtarët e vjetër të Urdhrit të Feniksit ishin në shkollën e magjisë.