Ju kujtohet Lily Allen në fillimet e saj?

Videoja muzikore për “Trigger Bang” në bashkëpunim me Giggs më në fund ka mbëritur!

Advertisement

Me regji të Myles Whittingham, klipi është një homazh i vogël për të kaluarën e Lily-t (pasi ka referenca në disa nga videot e saj më të vjetra muzikore si “22” ose “Smile”) dhe një provë se ngjyra rozë i shkon shumë.

“Trigger Bang” është kënga e parë i Lily Allen nga albumi më i ri “No Shame”, i cili do të dalë në treg në fillim të verës.