Përtej një bashkëpunimi, Ariana Grande dhe këngëtari çift në jetën reale

Tre ditë më parë, Ariana Grande solli projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Mikey Foster, një nga anëtarët e bandës “Social House”.

Kënga u titullua “Boyfriend” dhe në klip Ariana dhe këngëtari shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin. Mirëpo, kujt do t’i shkonte në mendje se në fakt këngëtarja dhe Mikey janë çift edhe në jetën reale.

Advertisement

Burime për revistën “People” e kanë konfirmuar lajmin, duke treguar se Ariana dhe Mikey janë në fillimet e marrëdhënies së tyre.

Çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen, por me siguri s’do t’i shpëtojnë gjatë syve të paparacëve.

/Opinion.al/