“Mbreti Luan” la prapa filmin e Tarantinos duke arritur të arkëtojë 75.5 milionë dollarë

Filmi më i fundit i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, pati një performancë të mirë në fundjavën e parë të shfaqjes në kinematë amerikane.

Ai mblodhi 40 milionë dollarë duke lënë pas “Inglourious Basterds” të 2009 dhe “Django Unchained në 2012. Filmi i ri, i vendosur në vitin 1969 në kohën e vrasjeve manson, ka si protagonistë Leonardo di Caprion dhe Brad Pitin.

Filmi i Tarantinos është pritur mirë edhe nga kritika me revistën “Times” që e cilëson atë si një nga më të mirët e regjisorit.

Advertisement

Por, “Mbreti Luan”, që ishte në javën e tij të dytë të shfaqjes nëpër kinema, e la prapa filmin e Tarantinos duke arritur të arkëtojë 75.5 milionë dollarë.

Risjellja në ekranin e madh e një klasiku të Disneyt të 1994, me një kast vokal që përfshin Beyonce, Donald Glover dhe aktorin britanik Chiwetel Ejiofor, ka mbledhur deri më tani 350 milionë dollarë në Amerikën Veriore dhe 963 milionë dollarë në shkallë globale.

/ATA/