Kylie Jenner po përgatitet seriozisht për festën e 22-vjetorit. Ajo u fotografua nga paparacët duke hipur në një avion privat në Los Angeles për të shkuar drejt brigjeve italiane ku e pret një jaht gjigant 250 milionë $.

Por pas fotove të fundit të kapura nga paparacët, interneti po zien nga dyshimet se Kylie Jenner po përgatitet për një event edhe më special, siç është një dasëm intime.

Dyshimet nisën pasi një ndihmës i familjes mbante në dorë një fustan të bardhë me pupla që duket fiks si një fustan nusërie, dhe një çantë tjetër të zezë që besohet të jetë kostumi i dhëndrit

Ylli i “Keeping up with the Kardashian” shoqërohej nga pjesa tjetër e familjes dhe miqve si, Travis Scott, Kris Jenner, Corey Gamble, Scott Disick, dhe Sofia Richie dhe vajza e saj 18-muajshe Stormi Webster./Opinion.al