Tre ditë më parë, Ariana Grande solli projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Mikey Foster, një nga anëtarët e bandës “Social House”.
Kënga u titullua “Boyfriend” dhe në klip Ariana dhe këngëtari shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin. Mirëpo, kujt do t’i shkonte në mendje se në fakt këngëtarja dhe Mikey janë çift edhe në jetën reale.
Burime për revistën “People” e kanë konfirmuar lajmin, duke treguar se Ariana dhe Mikey janë në fillimet e marrëdhënies së tyre.
Çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen, por me siguri s’do t’i shpëtojnë gjatë syve të paparacëve.
/Opinion.al/