Mjafton pak kohë larg njëri-tjetrit dhe të gjithë mendojmë se janë ndarë.

E kemi fjalën për çiftin Selena Gomez dhe Justin Bieber. që duket se kanë nevojë për hapësirën e tyre, por jo të jenë doemosdoshmërisht të ndarë.

Advertisement

Sipas E!News, Justin dhe Selena Gomez mendojnë se e kanë të nevojshme të qëndrojnë pak kohë larg njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë se gjerat mes tyre po shkojnë mirë.

Dyshimi për ndarjen e tyre lindi pas mungesës së Selenës në festën e ditëlindjes së Justin, pavarësisht se urimin ia bëri në Instagram. Megjithatë, flitet se shkaku i vetëm dhe më madhor që e pengon bashkimin e tyre, është përpjekja e vazhdueshme e mamasë së këngëtares për ta kundërshtuar lidhjen e vajzës me Bieber.

March 1, 1994 someone I know that happens to be super cool was born. Boom.

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

 Gjithashtu hera e fundit që ata janë parë bashkë ka qenë më 28 shkurt, në kishën ku shkojnë rregullisht.

Ndërsa Bieber është fotografuar në Los Angeles, një burim i E! tha se Gomez ndodhej në Njew york. Ajo u fotografua përsëri në Los Anxhelos mbrëmë, duke marrë pjesë në shërbimin e kishës po ashtu si Bieber. Ata u larguan të ndarë…

Ndërsa sipas një fansi, një veprim i tillë i Justin në Instagram rriti më shumë dyshimet, pasi ai kishte “pëlqyer” një foto prej një jave më parë të Inanna Sarkis, ditën e djeshme.

Në çfarë përfundimi na ngelet të dalim?