Përse pjesëmarrja e Eminem në Oscars i habiti të gjithë

Mbrëmjen e se dieles u mbajt ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, ku u ndanë çmimet përkatëse për filmat dhe aktorët më të mirë.

Megjithatë, ajo që i surprizoi thuajse të gjithë ishte performanca e papritur e Eminem me “Lose Yourself”.

Një kolazh fotografish me shprehitë e fytyrës së regjisorit Martin Scorsese dhe të bijës, Francesca si dhe e një pjese të të ftuarve u bë virale sepse habia e tyre shprehej qartë në portret.

Po ashtu publiku që po e ndiqte shfaqjen nga shtëpia apo interneti s’po kuptonte çfarë po ndodhte pasi Eminem nuk ishte i përfshirë në asnjë nga filmat e nominuar këtë vit dhe po këndonte një këngë thuajse 20-vjeçare.

Por si për të shuar kureshtjen e të gjithëve, Eminem shkroi në Twitter se performoi në ceremoni meqë nuk arriti të ngjitej në skenë në vitin 2003, kur “Lose Yourself” fitoi një Oscar si Kënga më e mirë origjinale e filmit “8 Mile.”

“Më falni që mu deshën 18 vite”- shkruan Eminem krahas videos ku kënga e tij u shpall fituese në vitin 2003./Opinion.al