Oscars, kush triumfoi dhe çfarë ndodhi për herë të parë në histori

Filmi koreano-jugor, “Parasite” ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave, duke u bërë filmi i parë në histori që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin “Judy”, ndërsa Laura Dern ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, “Marriage Story”.

Advertisement

Joaquin Phoenix ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin Joker, ndërsa çmimi për rolin më të mirë në rol dytësor ka shkuar për aktorin Brad Pitt në filmin, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Filmi “Parasite” shfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe.

“Ndihem sikur do të zgjohem dhe do ta kuptoj se është ëndërr”, ka thënë regjisori i filmit, Bong Joon-ho.

Filmi “Parasite” ka fituar katër çmime Oscar në total, ndërsa filmi tjetër i nominuar në disa kategori, “1917”, me regji të Sam Mendes ka fituar tre çmime.

Kritikët ishin shprehur se film i cili ka të bëjë me Luftën e Parë Botërore, do të fitojë çmimin kryesor, mirëpo në fund ai triumfoi vetëm në kategori për çështje teknike.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Kaliforni dhe kjo është lista e plotë e fituesve”

FILMI MË I MIRË

“Parasite”

AKTORJA MË E MIRË NË NJË ROL MBËSHTETËS

Laura Dern, “Marriage Story”

AKTORI MË I MIRË NË NJË ROL MBËSHTETËS

Brad Pitt, “Once Upon a Time…in Hollywood”

FILMI MË I MIRË NDËRKOMBËTAR

South Korea, “Parasite”
DOKUMENTARI MË I MIRË ME METRAZH TË SHKURTËR

“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
DOKUMENTARI MË I MIRË ME METRAZH TË GJATË

“American Factory” – FITUES

KËNGA MË E MIRË ORIGJINALE

“(I’m Gonna) Love Me Again,” “Rocketman” – FITUES

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR

“Toy Story 4”

SKENARI MË I MIRË I PËRSHTATUR

“Jojo Rabbit”

SKENARI MË I MIRË ORIGJINAL

“Parasite”

AKTORI MË I MIRË NË ROL PROTAGONIST

Joaquin Phoenix, “Joker” – FITUES

AKTORJA MË E MIRË NË ROL PROTAGONIST

Renée Zellweger, “Judy”

SKENOGRAFIA MË E MIRË

“Once Upon a Time…in Hollywood”

FOTOGRAFIA MË E MIRË

“1917”

KOSTUMOGRAFIA MË E MIRË

“Little Women”

MONTAZHI MË I MIRË I ZËRIT

“Ford v Ferrari”

MIKSIMI MË I MIRË I ZËRIT

“1917” – FITUES

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR ME METRAZH TË SHKURTËR

“Dcera (Daughter)”

FILMI MË I MIRË ME  METRAZH TË SHKURTËR

“The Neighbors’ Window”

KOLONA ZANORE MË E MIRË

“Joker,” Hildur Guðnadóttir

EFEKTET VIZUALE MË TË MIRA

“1917”

MONTAZHI MË I MIRË

“Ford v Ferrari”

GRIMI DHE FLOKËT

“Bombshell” –

/Opinion/