Si e imagjinoni të jetë?

Taylor Swift bëri të ditur ditën e sotme përmes Twitter, datën e publikimit të videos muzikore për këngën Delicate, shkëputur nga albumi më i fundit Reputation.

Advertisement

Këtë të dielë, më 11 Mars, përgatituni për surpizën e radhës nga këngëtarja “hakmarrëse”.


Klipi është realizuar nga regjisori i saj i preferuar Joseph Kahn, dhe sipas një postimi të tij në Twitter, videoja ka mbaruar xhirimet “javë më parë”.

Kujtojmë se End Game dështoi të hynte në listën Top 15 të Billboard Hot 100 (edhe pse në bashkëpunim Ed Sheeran dhe Future). Ndoshta Delicate (e cila është një baladë), e rregullon reputacionin e saj?