Kishte shumë presion e polemika mbi performancën e Beyoncè-s gjatë pushimit të Super Bowl XLVII dhe sigurisht që diva nuk u zbraps për asnjë moment. E veshur me një kostum lëkure ndërthurur me dantellë, që të linte pa frymë, artistja e ekzaltoi turmën me hitet e saj solo “Love On Top”, “Crazy In Love”, “End Of Time”. Më pas ju bashkuan në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams, dy shoqet e grupit Destiny’s Child, për të performuar hitet “Bootylicious”, “Independent Women” dhe një version të ripërpunuar të “Single Ladies”. Performanca e Beyoncè që kishte të ndërthurura pjesë live, pjesë të para-regjistruara si dhe shumë kërcime u mbyll me një version fantastik të këngës “Halo”.
Tani s’ju mbetet veç të uleni në karrike, të relaksoheni dhe te dëgjoni e shijoni për 15 minutat në vijim performancën unike të BEYONCÈ. Ja tek e keni.
[youtube=http://youtu.be/Xvm4gRWNZx4&showinfo=0&rel=0]