Zbulohen edhe dy këngë të reja

Vazhdon e bëhet gjithnjë e më konkret rikthimi i tij në muzikë. Justin Timberlake ka performuar kështu për herë të parë live singëllin e tij “Suit & Tie”, në DIRECTV Super Saturday Night, gjatë fundjavës së Super Bowl, të Shtunën më 2 Shkurt në New Orleans. Më pas u ngjit në skenë edhe reperi Jay-Z. Justin ka vazhduar të argëtoje publikun me muzikë nga albumi i tij i ardhshëm ‘The 20/20 Experience’ përfshirë këngët “Pusher Love Girl” dhe “Bad Girl”. Albumi pritet të dalë në treg më 19 Mars. Ndërkohë ju mund të ndiqni më poshtë performancën e tij të parë në këtë rikthim muzikor…

[youtube=http://youtu.be/ojy2KtGyIB8&showinfo=0&rel=0]

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/Gp2_gesFmCs&showinfo=0&rel=0]