Shtohet lista e yjeve performues në Grammy Awards 2013

Lista e performuesve në Grammy Awards vazhdon të shtohet me yje. Një ditë pasi u anonçua emri i Justin Timberlake, shtohet edhe emri i Alicia Keys (14 herë fituese e Grammy Awards) dhe Maroon 5 e Frank Ocean që janë të nominuar. Në eventin që do të mbahet më 10 Shkurt në Staples Center të Los Angeles-it (California) Alicia dhe Maroon 5 do të bashkojnë forcat për një performancë speciale. Ndërkohë kandidati për çmimin Best New Artist, Ocean do të ngjitet në skenë për të performuar këngën “Thinkin’ Bout You”, këngë e cila po ashtu kandidon për çmimin Record of the Year.

E ndërsa do të presim se çfarë performance do të n’a ofrojë Keys, shijojmë momente nga performanca e saj e “If I Ain’t Got You” në Grammy Awards të vitit 2005.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/mhxoC4iG2Wc&showinfo=0&rel=0]