Olesia Duka është arrestuar këtë të dielë nga policia pasi akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare deri në vlerën 900 mijë euro.
Duka, me profesion stomatologe është gjithashtu e famshme për publikun shqiptar pasi ka dhënë intervista në emisione të ndryshme, e dikur ka qenë e martuar me Bojken Lakon.
Denoncimin e ka bërë një nga viktimat biznesmeni me inicialet I.H.
Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi 300 mijë Euro.
“Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit”, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016”, sqaron policia, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar shumat e tjera të vjedhura dhe të fshehura.