Skena eksplicite, seksi dhe intime, “Touch Me Not” fiton Ariun e Artë në Berlinale

Filmi “Touch me not” i regjisores rumune Adina Pintilie, fitoi çmimin e “Ariu i Artë” për Filmin më të mirë të Festivalit të 68-të Ndërkombëtar Berlinale.

Advertisement

Adina Pintilie, tha se nuk ka pritur të fitojë çmimin për filmin e saj, i cili gërsheton realitetin dhe trillimin derisa ndjek disa karaktere që kërkojnë intimitet por në të njëjtën kohë edhe i frikësohen.

Çmimi më i mirë i regjisorit i është dhënë amerikan Wes Anderson për filmin ” Isle of Dogs”.

Anthony Bajon fitoi çmimin për aktorin më të mirë në saje të rolit në filmin “The Prayer”, ndërsa Ana Brun u shpall aktorja më e mirë falë rolit te “The Heiresses”.

Theksojmë se në festival është shfaqur edhe filmi i regjisores holandeze, Sarah Veltmeyer, “Kiem Holijanda” ku ndër protagonistët kryesor janë Arbresha Grabovci Nixha, Florist dhe Andi Bajgora.

Ai është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale ndërsa është shpërblyer me Ariun e Kristaltë.

Gjatë festivalit që zgjati nga 15 deri më 25 shkurt, u shfaqën rreth 400 filma, prej të cilave 19 garuan për çmimin “Ariu i Artë”.

Lista e fituesve sipas kategorisë në festival:

Filmi më i mirë (Ariu i Artë): Adina Pintilie – ”Touch Me Not” (Rumani)

Çmimi i Madh i Jurisë: Malgorzata Szumowska – ”Twarz” (Poloni)

Regjia më e mirë: Wes Anderson – ”Isle of Dogs” (SHBA)

Aktorja më e mirë: Ana Brun – “Las Herederas” (Paraguaj)

Aktori më i mirë: Anthony Bayon – ”La Priere” (Francë)

Skenari më i mirë: Alonso Ruizpalacios – ”Müze” (Meksikë)

Çmimi Alfred Bauer: Marcelo Martinessi – ”Las herederas” (Paraguaj)

Filmi më i mirë i parë: Adina Pintilie – ”Touch me not” (Rumani)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër (Ariu i Artë): Ines Moldavsky – ”The Men Behind The Wall” (Izrael).