Selena Gomez shtatzënë? (Video)

Rikthimi i Selena-s dhe Justin ishte një nga ngjarjet më të bujshme në mediat rozë në botë.

Por mesa duket tani mediat pretendojnë se kanë zbuluar një tjetër ngjarje të rëndësishme në jetën e çiftit. Bëhet fjalë për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Sajti i njohur Australian “NW” bën me dije se gjatë pushimeve të tyre ekzotike në Xhamajkë, Selena dhe Justin u kanë dhënë të afërmve të tyre një lajm të madh.

Advertisement

“Selena është shtatzënë dhe ia tregoi këtë Justini-t gjatë udhëtimit. Ai nuk e priste por ishte shumë entuziast. Është një ëndërr e bërë realitet”,- u shpreh një burim i afërt me ta për median në fjalë.

Por nuk mbaron me kaq, sepse po qarkullon një video ku një gazetar pyetën Selenën rreth këtyre spekulimeve. Ai e pyet nëse është e vërtetë ndërsa Selena nuk përgjigjet fare, duke i lënë fansat të dyshojnë.