Paska një rregull që ndalon dukeshat të vendosin diamantë para orës 6 pasdite; Arsyeja nuk është ajo që mendoni

Friday, December 5, 2025

Meghan Markle dhe Kate Middleton mund të jenë duke jetuar jetën që miliona vajza mund të ëndërrojnë, por të qenët pjesë e Familjes Mbretërore, vjen me jo pak përgjegjësi e rregulla strikte për t’u ndjekur.

E sikur të mos mjaftonte protokolli e udhëzimet që pjestarët e familjes duhet të ndjekin në enventet, ngjarjet e shënuara apo daljet e zakonshme publike, duket se Dukeshat kanë edhe një udhëzues se kur , ku e çfarë bizhuterish duhet të vendosin!

Sipas një eksperti të mirësjelljes si Kate Middleton ashtu dhe Meghan Markle e kanë të ndaluar të mbajnë diamante para orës 6 të pasdites, Përjashto rastet e veçanta, Mbretëresha ua ndalon këtë gjë, për një arsye të thjeshtë: Pjestaret e Familjes Mbretërore nuk duhet ta teprojnë me aksesorët gjatë daljeve publike. Diamantët konsiderohen sipas saj paksa të tepruar për pjesën e parë të ditës, ndaj sipas Mbretëreshës, Kate e Meghan mund të vendosin gjithëfarë bizhuterish, aksesorësh përveç gurëve shkëlqyes.

VATHË ME DIAMANTË QË VLEJNË 12 MIJË DOLLARË

Perlat, gurët e tjerë të çmuar si safari apo smeraldi, ari nuk janë të ndaluara, ndaj mos u habisni kur t’i shihni “aq thjeshtë” gratë e familjes mbretërore gjatë paradites apo dhe në mesditë.

Pavarësisht se cilat bizhuteri zgjedhin dy Dukeshat, ata gjithmonë arrijnë të duken të mrekullueshme.

/Living/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -