Pasi u tha se Stormi është vajza e tij, reagon për herë të parë Tyga

Shtatzënia e Kylie Jenner dhe lindja e saj ishte një nga temat më të diskutuara në mediat sociale, pasi shumë nga fansat dyshonin se babai i vogëlushes Stormi është ish i dashuri i Kylie, Tyga.

Dhe pse Kylie Jenner e vërtetoi edhe me çertifikatën e lindjes se babai i vërtet i Stormit është partneri i saj aktual Travis Scott, përsëri dyshimeve nuk u arrit ti jepej fund.
Nga ana tjetër ka qenë vetë Tyga që ka zgjedhur ti japë fund këtyre thashethemeve, ku nëpërmjet një statusi në Tëitter ka shkruar: “Unë nuk kam thënë asgjë përsa i përket fëmijëve të dikujt tjetër apo të përfshihem në situata familjare të cilat nuk më përkasin dhe nuk do ta bëj kurrë. Ju lutem boll përhapët histori të trilluara dhe të sulmoni familjet e njerëzve. Nuk kam të bëjë fare me asnjërin prej tyre. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë në paqe.”

Advertisement

 

Tani nuk ka më dyshime, Stormi është vajza e Travis Scott!

Kujtojmë se Kylie dhe Tyga kanë qëndruar në një lidhje për disa vite dhe i dhanë fund raportit të tyre në prill të vitit 2017.