Paris Hilton humb unazën 2 milion dollarëshe, por ja kush është shpëtimtari i saj

Trashëgimtarja Paris Hilton i dha fund beqarisë para pak muajsh, ku i fejua papritur me aktorin Chris Zylka.

Por ajo që bëri më shumë zhurmë nuk ishte fejesa e tyre, por unaza e shtrenjtë prëj 2 milion dollarësh që Chris i dhuroi miliarderes Hilton.

Advertisement

Megjithatë Paris na ka treguar që nuk është aq e lehtë të mbash në gisht një unazë aq të shtrenjtë, pasi ajo rëndon nga gurët e çmuar, aq sa ka rrezukuar dhe ta humbasë, pasi i ka rrëshkitur nga gishti, por fatmirësisht i dashuri i saj Chris e gjeti menjëherë para se dikush tjetër ta merrte.

“Unaza ishte tepër e rendë dhe e madhe saqë kur po vallëzoja më ra nga dora afër një tavoline. I fejuari im, fatmirësisht e gjeti para se ta merrte dikush tjetër dhe me siguri s’do ta kthente më. Jam shumë me fat”,- kishte shkruar në Tëitter, Paris Hilton.