Të gjithë u habitëm të shtunën mbrëma gjatë finales së “Eurovision 2018”, ku Italia nuk i dha asnjë pikë përfaqësusesit të Shqipërisë, Eugent Bushpepës.
Për këtë ka reaguar Ermal Meta, shqiptari që përfaqësoi Italinë në festivalin europian të këngës.
Përmes një postimi në twitter ai ka shprehur hapur mendimin e tij, ku shkruan: Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do tia kisha dhënë Shqipërisë. Eugent ka një zë mbresëlënës.
Edhe pse Eugenti u pozicionua në vendin e 11-të, na emocionoi shumë me zërin e tij të mrekullueshëm dhe këngën fantsatike, “Mall”.