Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj dhe hiti “New Rules” ka kaluar shifrën prej një miliard shikimeve në YouTube.

Në platformën më të njohur të shpërndarjes së videove, klipi i kësaj kënge aktualisht numëron një miliard e 15 milionë shikime.

Advertisement

E pikërisht për këtë, monitorët gjigantë reklamues në rrugët e Londrës, kanë befasuar këngëtaren duke shkruar: “Një miliard shikime, po i numërojmë. Urime, Dua Lipa”,

“Surpriza më e çmendur! E pashë këtë duke shkuar në provat e mia për ‘Brit Awards’, ishte madje në të katër anët”, ka shkruar 22-vjeçarja në Instagram duke shprehur falënderimin e saj.

 Këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë është në krye të nominimeve në  Brit Awards me pesë nominime, duke u përfshirë këtu në garën për albumin më të mirë, si dhe në kategoritë për këngëtaren më të mirë, videoklipin më të mirë, debutimin më të madh britanik dhe këngën më të mirë.

Ceremonia e sivjetme e Brit Awards zhvillohet më 21 shkurt.