Pas skandalit të tradhëtisë së Tristan, Khloe Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë

Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë, në orët e para të së enjtes.

Ajo dhe Tristan Thompson u bënë prinër të një vajze, emri i së silës nuk dihet ende. Ky lajm i lumtur vjen vetëm dy ditë pas publikimit të videos ku partneri i saj dhe babai i fëmijës, Tristan Thompson, shihet qartazi duke e tradhëtuar me dy vajza të tjera dhe më pas duke u futur në dhomën e tij të hotelit me një prej tyre.

Advertisement

Khloe lindi në Cleveland edhe pse u tha se po përpiqej të kthehej në Los Angeles kur skandali filloi të merrte popullaritet. Gjithashtu, Kim Kardashian dhe Kris Jenner morën avionin e parë për në Cleveland për t’i qëndruar pranë.

Khloe ka kaluar shumë vështirësi për të ngelur shtatzënë dhe kur bëri publik lajmin e fëmijës që priste me partnerin e saj Tristan Thompson, e falenderoi që e bëri nënë, e që i bëri realitet ëndrrën më të madhe.

Raportime të tjera thonë se pavarësisht tradhëtisë, Khloe e lejoi Tristan në dhomën e lindjes.