Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, ka postuar një foto e cila ka hapur një debat të madh e të ashpër për të dhe Dalina Buzin.

Ajo ka postuar një fotografi të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

Advertisement

“Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family” ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

 Kaq ka mjaftuar dhe revista Anabel e Dalina Buzit ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit. Në artikull shkruhet se Anabel nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime nga njerëzit.

Lidhur me këtë shkrim, Rezarta Shkurta, është acaruar aq shumë sa ka reaguar me një koment aspak pozitiv për Dalina Buzin dhe shkrimin në revistën Anabel lidhur me figurën e Enver Hoxhës dhe komenteve që Rezarta bën për ta.

Deri më tani asnjë përgjigje nga Dalina Buzi…