Jemi mësuar që këngëtarja Sia të sjellë vetëm hite, kujtojmë këtu Chandelier, The Greatest, Elastic Heart, Big Girls Cry etj.

Ajo gjithashtu realizoi dhe një nga kolonat zanore të “Fifty Shades Freed”, i cili u pëlqye shumë nga publiku.

Advertisement

Mesa duket një hit i ri i këngëtares po duket në horizont. Sia po realizon kolonën zanore për filmin e Disneyt, “A Wrinkle in Time”. Këtë fakt e ka njoftuar vetë këngëtarja përmes një postimi në faqen e saj në facebook, ku është shkruar: Kënga e re “Magic” e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disney-t “A Wrinkle in Time”! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias.