Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin e parë të një pasarele në javën e modës në Londër, ishte krejtësisht e papritur.

Në krah të kryeredaktores së revistës Vogue, Ana Wintour, mbretëresha 91-vjeçare ndoqi sfilatën e stilistit të ri Richard Quinn. Ky i fundit mbylli javën e modës në kryeqytetin anglez, me një koleksion shumëngjyrësh.

Advertisement

Në përfundim të shfaqjes, monarkja i prezantoi dizenjatorit Quinn çmimin “Mbretërsha Elizabeth II”, që – siç njoftoi “Buckingham Palace” përmes një deklarate, – është krijuar për të njohur rolin e industrisë britanike të modës në shoqëri dhe diplomaci.

Ai do t’i jepet çdo vit një stilisti të ri britanik, që shfaq talent të jashtëzakonshem dhe origjinalitet.